Ballina Rajoni Zgjedhjet në veri/ Kreu i Kuvendit të Kosovës: Procesi po zhvillohet në...

Zgjedhjet në veri/ Kreu i Kuvendit të Kosovës: Procesi po zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe demokratike

1

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se procesi i votimit në very të vendit po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe demokratike. Ai u ka bërë apel qytetarëve në katër komunat veriore që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Sot, në një atmosferë të qetë dhe demokratike po mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat e Republikës së Kosovës, përkatësisht në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Zgjedhjet janë mjeti më demokratik dhe mundësia më mirë për qytetarët që përmes votës së lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të bëjnë ndryshimet e dëshiruara”, ka shkruar Konjufca.

Sipas kryeparlamentarit, vota e qytetarëve do të ketë ndikim të madh në vendimmarrje lokale dhe ndryshime të përgjithshme pozitive.

Prandaj i ftoj qytetarët me të drejtë vote të  këtyre komunave që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme lokale.

Mos e humbni rastin. Vota juaj do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale, në ndryshimet e përgjithshme pozitive dhe në jetën e mirëqenien tuaj”, u shkruan Konjufca në rrjetin e tij social në Facebook.

/rtsh.al/