Ballina Rajoni Zgjedhje në Greqi! Sot votohet për formimin e Qeverisë së re, ‘garë’...

Zgjedhje në Greqi! Sot votohet për formimin e Qeverisë së re, ‘garë’ mes Mitsotakis dhe Tsipras

7

Greqi shkon sot në votime pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 21 majit, në të cilat konservatorët që fituan bindshëm me 20 pikë diferencë nga të Majtët, nuk mundën të siguronin shumicë parlamentare për shkak se u zhvilluan me sistemin e thjeshtë proporcional.

Të drejtën e votës kanë të gjithë shtetasit grekë që: kanë mbushur moshën 17 vjeç. Ata janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë së vendit.

Parlamenti i Greqisë përbëhet nga 300 anëtarë dhe për të janë në garë 32 parti politike.

Në bazë të listave zgjedhore forca e organit zgjedhor është 9.813.595 shtetas grekë nga të cilët 4.763.264 janë burra dhe 5.050.331 janë gra.

Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00. Pas përfundimit të procedurës, çdo përfaqësues gjyqësor i transmeton rezultatin e ndarjes së tij zgjedhore drejtpërdrejt në Ministrinë e Brendshme nëpërmjet një aparati tablet.

Në mitingun e fundit të premten në mbrëmje nga sheshi Sintagma i Athinës kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje mbështetësve të mos votojnë për ata që flasin për përcarjen dhe që janë kthyer në toksikë.

Kundërshtari i tij më i afërt është Syriza. Kreu i saj në takimin përmbyllës theksoi se nuk duhet lejuar që demokracia e re të fitojë pushtet absolute duke e cilësuar këtë si ruajtje të vlerave të demokracisë.