Ballina Rajoni Moti i keq në Pejë shënon dy viktima, humb jetën nëna dhe...

Moti i keq në Pejë shënon dy viktima, humb jetën nëna dhe fëmija 5-vjeçar

10

Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar humbën jetën si pasojë e vërshimeve gjatë mbrëmjes së djeshme në Pejë të Kosovës.

Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.

Vdekja e 5-vjeçarit u konstatua nga Spitali i Pejës rreth orës 23:10 të së shtunës. Ndërsa, vdekja e gruas u konstatua nga ekipi mjekësor rreth orës 1:20 të së dielës, pasi trupi u gjet nga autoritetet pa shenja jete.

Rrugët e qytetit të Pejës u kthyen në lumenj, pas reshjeve të mëdha të shiut, situatë e cila shkaktoi vështirësi dhe rrezik për qarkullimin e qytetarëve.

 

Top Channel