Ditën e sotme në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme pas rrëzimit të qeverisë së Dritan Abazoviç. Ajo që është vënë re këtë të diel, është numri i ulët i qytetarëve që kanë marrë pjesë në zgjedhje.
Që prej vitit 2006, në asnjë palë zgjedhje qofshin ato, parlamentare, presidenciale apo vendore pjesëmarrja nuk ka qenë kaq e ulët sa sot.
Pjesëmarrja më e ulët deri më tani është regjistruar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2013 dhe 2018, kur 64 për qind e votuesve të regjistruar dolën në votime.
Kur bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare, pjesëmarrja më e ulët që nga viti 2006 ishte rreth 67 për qind.
Gjithashtu, në zgjedhjet presidenciale të vitin 2002 dhe 2003, më pak se 50 qytetarë dolën në votime.
/rtsh.al/