Ballina Vendi Zgjedhja e Presidentit/ Balla sqaron ‘ngërçin’ PD-PS: S’ka pasur dakordësi për formulën...

Zgjedhja e Presidentit/ Balla sqaron ‘ngërçin’ PD-PS: S’ka pasur dakordësi për formulën 4/2

2

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla në një kominikim për mediat foli për procesin për presidentin e ri.

Balla theksoi se nuk ka kohë për të humbur raundin e dytë, ndërsa bëri thirrje që ti rikthehen edhe njëherë tryezës.

Gjithashtu ai theksoi se diskutimi është bërë në sytë e publikut dhe se nuk pasur dakordësi për formulën 4/2 

“Bëj thirrje që të rikthehemi në tryezën të ulemi dhe të diskutojmë emrat. Mund të ketë të tjerë që nuk i dimë, por kjo gjë duhet bërë me seriozitet,. Dua të theksoj që nuk ka pasur pasur dakordësi për formulën 4/2 “, tha ai.