Ballina Vendi Zbulohet arsyeja/ Ja çfarë e shkaktoi tragjedinë në familjen Kola

Zbulohet arsyeja/ Ja çfarë e shkaktoi tragjedinë në familjen Kola

1

Pas disa ditësh hetime, është zbuluar shkaku që solli vdekjen tragjike të Prendushe Kolës dhe vajzave të saj në Fushë-Arrëz.

Mësohet se ka qenë një defekt elektrik në lavatriçe që solli vdekjen fillimisht të njërës vajzë dhe më pas motrës dhe nënës së tyre.

Sipas grupit hetimor, për shkak të defektit, lavatriçja ka përcjellë energjinë elektrike në tualetin e familjes kola. Pasi vajza e parë humbi jetën, motra e saj u afrua për ta ndihmuar së bashku me nënën e tyre, por fatkeqësisht dhe ato patën të njëjtin fat.