Ballina Vendi Vrasja ne autostrade/Iljaz Çali pronari i një biznesi kromi dhe shoku i...

Vrasja ne autostrade/Iljaz Çali pronari i një biznesi kromi dhe shoku i ngushtë i Gjin Nikës, i vrarë 7 vite më parë në të njëjtën ditë me 37-vjecarin!

1

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Tiranë-Durrës, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Iljaz Çali.

35-vjeçari ishte duke lëvizur me mjetin tip “Rang Rover” që kishte marrë me qira, ku është qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt tij duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet se Çali ishte shoku i ngushtë i Gjin Nikës, i cili është ekzekutuar më 4 prill të 2014 pas konflikteve për kromin në Bulqizë.

Nika u qëllua me 30 plumba automatiku bashkë me mikun e tij, Fabio Xhunga, 33 vjeç atë kohë. Dy shokët po ktheheshin nga Rinasi dhe ishin me një motor “Yamaha” kur u qëlluan për vdekje.

Mësohet se edhe Iljaz Çali së bashku me vëllain e tij janë pronarë të një biznesi kromi.

Objekti i aktivitetit të biznesit të Çalit: Shfrytezim dhe perpunim i mineralit te kromit, eksport i tij.Import-eksport, tregti me pakice dhe shumice te artikujve hidrosanitare, markete. Organizimi i transportit te udhetareve dhe mallrave me mjete te komunikacionit ajror, tokesor, detar, çelja e zyrave te agjencive turistik dhe te shitjes se biletave per udhetime brenda dhe jashte vendit.Ne fushen e tregtise, import-eksportit me shumice e pakice te mallrave industriale, ushqimore. Aktivitet ne fushen e ndertimit.Import-eksport te artikujve te ndryshem si dhe skrap etj.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve.