Ballina Vendi Votimi dhe numërimi elektronik në Vorë, PS merr bashkinë e parë! Koalicioni...

Votimi dhe numërimi elektronik në Vorë, PS merr bashkinë e parë! Koalicioni Berisha-Meta merr 3-fishin e votave krahasuar me Bashën

2

PS ka fituar bashkinë e parë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Në bashkinë Vorë votimi dhe numërimi ishte elektronik, ku rezultati përfundimtar u dha shumë shpejt.

Rezultatet në Vorë nxorën fitues Blerim Sherën të Partisë Socialiste me 7530 vota, i cili kishte një diferencë të madhe me kandidatët e tjerë. Gjithashtu ajo që vihet re është se dhe koalicioni Berisha-Meta marrin 3-fishin e votave krahasuar me Bashën.

Pjesëmarrja në bashkinë Vorë ishte 11 096 votues, ku Blerim Sheraj i PS morri 7530, Lulzim Vrana i koalicionit Berisha-Meta mori 2589 vota dhe Ymer Marku i PD mori vetëm 687 vota.

290 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedh asnjë kandidat. Procesi i numërimit ende nuk ka nisur për bashkitë e tjera.