Ballina Vendi Vdekje tragjike në Greqi/40-vjeçari i pastrehë bëhet copash në koshin...

Vdekje tragjike në Greqi/40-vjeçari i pastrehë bëhet copash në koshin e përpunimit të plehrave

1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i pastrehë ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Trupi i të pastrehut u gjet i shtypur në koshin robot të përpunimit të mbeturinave në veri-lindje të Greqisë, në Aleksandhroupolis.

Mediet greke raportojnë se trupi i viktimës ishte bërë copash nga makineria në koshin robot.
Dyshohet se viktima është rreth 40 vjeç.

Trupi i viktimës u nxor nga koshi nga ekipet zjarrfikëse të zonës.

Sipas përshkrimeve të dëshmitarëve i pastrehu kishte hyrë plotësisht në kosh, ndërsa fillimisht u gjet nga një qytetar, i cili në momentin që u afruan te koshi robot pa një këmbë të varej nga atje.

Kryetari i bashkisë së Aleksandhroupolis thotë se viktima nuk është identifikuar ende.