Ballina Vendi Vdekja e 32-vjeçarit të ndaluar nga policia, Spitali i Traumës: Erdhi pa...

Vdekja e 32-vjeçarit të ndaluar nga policia, Spitali i Traumës: Erdhi pa shenja jete

1

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë në komisariatin numër 3, ku një 32-vjeçar ndërroi jetë pasi u ndje keq në ambientet e komisariatit ka reaguar Spitali i Traumës.

Sipas burimeve për A2 CNN, Spitali i Traumës ka deklaruar se 32-vjeçari i cili ndërroi jetë pas shoqërimit nga policia, ka mbërritur pa shenja jete në spital.

“Në raste të tilla, spitali Universitar i Traumës njofton Morgun dhe me pas nis procedura për ekspertizën mjekoligjore, që ndiqet prej tyre”, thonë burime për A2 CNN nga spitali.

Versioni i dhënë nga Spitali i Traumës është kontradiktor me atë të njoftuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, viktima u largua me shpejtësi kur pa patrullën dhe në momentet e shoqërimit në komisariat shfaqi probleme shëndetësore. Më pas thotë policia ai u dërgua në spital dhe ndërroi jetë aty.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur një grup hetimor, i cili po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.