Ballina Vendi U raportua i vdekur, lajmërohet ushtari shqiptar nga Ukraina: Na bombarduan por...

U raportua i vdekur, lajmërohet ushtari shqiptar nga Ukraina: Na bombarduan por jam gjallë

2

Lajmi për vrasjen e ushtarit shqiptar në Ukrainë nuk është i vërtetë. 24 vjeçari nga Elbasani Emanuel  Bazanji është gjallë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka kontaktuar me Emanuelin, i cili ka thënë se  është një lajm i pavërtetë.

“Mirë jam. Gjallë. U bombarduam sot me aviacion dhe helikopter“, shkruan Emanueli, i cili tregon se çfarë është duke ndodhur në repartin ushtarak ku ai shërben si pjesë e legjionit Gjeorgjian.

Bazanji, vullnetarisht i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës dhe është pozicionuar në mbrojtje të Kievit.Në kurthin e fake news ra edhe kryeministri Rama, edhe pesën në deklaratën e medias ju referua më shumë medias sesa burimeve të veta.