Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur mesnatën e sotme qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 tetori rreth orës 23:50 ku në automjetin e shtetasit Arbër Shurdhi ka shpërthyer një sasi e konsiderueshme tritoli. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm aq sa është dëgjuar në të gjithë qytetin e Lushnjes.