Ballina Vendi SPAK reagon ashpër ndaj Artan Hoxhës për vrasjen me porosi të ...

SPAK reagon ashpër ndaj Artan Hoxhës për vrasjen me porosi të Metës: Deklarata e gazetarit e pavërtetë!

1

SPAK ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të gazetarit investigativ, Artan Hoxha i cili deklaroi në emisionin ‘Opinion” se i penduari Nuredin Dumani ka deklaruar se Presidenti Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti.

SPAK e ka mohuar totalisht si të pa vërtetë thënien e tij, duke i bërë thirrje mediave të kenë kujdes.

“Në vijim të interesimit të shtuar të mediave, në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se: Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje, të respektojnë viktimat dhe familjarët e tyre, si dhe faktin se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale ka vendosur ndalimin e publikimit të vendimit nr.42 datë 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave të sigurimit)”, thuhet në deklaratën e SPAK.