Ballina Vendi Shuhet “Tomka”, aktori Enea Zhegu ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare

Shuhet “Tomka”, aktori Enea Zhegu ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare

1

Është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Enea Zhegu. Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë.

Enea Zhegu ka qenë pjesë e disa prej filmave më të bukur shqiptar, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, dhe të tjera.

Zhegu u bë i njohur për rolin e “Tomkës” që e luajti kur ishte fëmijë në filmin e njohur “Tomka dhe shokët e tij”.