Ballina Vendi Shqiptari vret gruan në sy të tre fëmijëve në Zvicër

Shqiptari vret gruan në sy të tre fëmijëve në Zvicër

1

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Zvicër, ku një shqiptar i Kosovës ka vrarë bashkëshorten e tij.

Bëhet me dije se kosovari 35 vjeç ka vrarë bashkëshorten e tij 32 vjeç në sy të tre fëmijëve. Mediat e huaja shkruajnë se 35-vjeçari pasi kreu aktin e rëndë ka telefonuar policinë duke thënë se kishte lënduar bashkëshorten.

Patrulla e policisë ka gjetur dhe ka arrestuar burrin. Pavarësisht të ndërhyrjes së menjëhershëm të mjekëve, gruaja ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda.

Autoritet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes që çuan në këtë krim makabër. Fëmijët janë marrë nën kujdes nga familjarët e viktimës.