Greqi- Një i ri shqiptar u arrestua në shtetin fqinjë pasi policia i gjeti në shtëpi lëndë narkotike, kokainë dhe hashash.
Para se të mbërrinte policia në banesën e tij, 32-vjeçar ka qëlluar me armë jashtë dhe brenda pallatit si dhe në derën e banesës së tij duke terrorizuar fqinjët, gruan dhe tre fëmijët e mitur. Sipas dëshmitarëve okularë, ai qëllonte dhe bërtiste njëherësh duke thirrur: “Po më përdhunojnë gruan, telefononi policinë, do t’i thyej të gjitha”. Më pas ai ka zbritur poshtë pallatit ku ka dëmtuar edhe hyrjen kryesore.
Sapo ka parë mbërritjen e policisë 32-vjeçari shqiptar ia ka mbathur, ndërsa efektivët kanë kontrolluar shtëpinë ku ka gjetur edhe drogën që shqiptari kishte fshehur.
Sipas fqinjëve, gjithçka ndodhi kur i riu shqiptar filloi të qëllonte fillimisht jashtë pallatit dhe më pas rreth tre herë të tjera brenda saj. Nga qitjet me pistoletë nuk raportohet për të lënduar.
Një grua që jeton në të njëjtin pallat me 32-vjeçar shqiptar tha se ai “ishte në gjendje të keqe, qëllonte dhe shante”. Sipas gruas, burri fillimisht ka qëlluar disa herë jashtë pallatit dhe më pas me një shkop që mbante në duar ka dëmtuar hyrjen e pallatit duke thirrur “hape, do t’i thyej të gjitha”.
Fqinja shpjegoi se gruaja e tij ditët e fundit ishte në spital për të sjellë në jetë fëmijën e tretë, ndërsa kishin vënë re tek 32-vjeçari lëvizje të dyshimta teksa në banesën e tij kishin hyrë edhe njerëz të tjerë të panjohur për ta më parë.
Atij iu gjet edhe një pistoletë e cila po hetohet nëse është ajo që kishte përdorur teksa qëllonte në jashtë dhe brenda pallatit. Gjithashtu pak para se policia t’i vinte prangat, ai u përfshi në një aksident automobilistik.
Ngjarja po hetohet për përfshirjen e tij në ndodnjë rrjet trafikantësh.