Ballina Vendi Aksident në Lezhë, makina përplas në Bulevard të miturin

Aksident në Lezhë, makina përplas në Bulevard të miturin

1
Lezhe

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Ngjarja ndodhi në Bulevardin Gjergj Fishta. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një mjet në lëvizje ka përplasur një fëmijë i moshës 12 vjeç.

Ky i fundit u transportua drejt spitalit të Lezhës, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesit të mjetit iu bë testi alkoolit dhe rezultoi se nuk ishte i dehur.