Ballina Bota Mbetet shtatzënë dhe humb 140 kile nga pesha e saj

    Mbetet shtatzënë dhe humb 140 kile nga pesha e saj

    1

    Një grua, nënë e tre fëmijëve e cila kaloi vite duke luftuar me çrregullimet e të ngrënit humbi 140 kilogramë pas një operacioni që i “ndryshoi jetën” dhe arriti deri aty sa të binte në peshë duke qenë shtatzënë.

    Shkrimtarja Tannice Hemming, 36 vjeçe, tha se një udhëtim në një park argëtimi në vitin 2019 nxiti dëshirën e saj për të hequr kilogramët e tepërt kur ajo u ndalua të shkonte për shkak të mbipeshës.

    Meqenëse vuante nga disa probleme shëndetësore të lidhura me peshën kërcënuese për jetën, ajo përfundimisht vendosi të bënte një operacion ku humbi 140 kilogramë.

    Tannice tregon se ka vuajtur nga ngrënia e tepërt, nga dëshira e pandalshme për të ngrënë si dhe nga urrejtja ndaj vetvetes për shkak të traumave të adoleshencës.

    Në vitet e obezitetit ajo konsumonte gjithë kohës Coca Cola e Pepsi, Fast fond, shumë krahë pule, çokollata dhe çdo gjë tjetër që të rrit peshën.

    Tani, e nis ditën me një omëletë për të vijuar në dy vaktet e tjera me perime e fileto pule.

    Gruaja pohon se ka arritur në fazën që i është neveritur ushqimi dhe kur mbeti shtatzënë u dobësua edhe më shumë. /noa.al