Ballina Vendi Shijak/ Makina po shpërndante personelin, një person i kërcënon me armë

Shijak/ Makina po shpërndante personelin, një person i kërcënon me armë

0

Mbrëmë shtetasi me iniciale H. A., 34 vjeç, banues në Maminas, Shijak është kërcënuar me armë nga një person. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai i cili ka denoncuar në polici ngjarjen e cila ka ndodhur afërsi të liqenit të Rubjekës.

34-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me makinë duke shpërndarë në shtëpi personelin që punonte në lokalin e tij, kur një person ende i paidentifikuar e ka kërcënuar me armë zjarri. policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar personin që ka kanosur me armë shtetasin me iniciale H. A., 34 vjeç.

 

Njoftimi:

 

Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:10, shtetasi H. A., 34 vjeç, banues në Maminas, Shijak, ka njoftuar Policinë se në Rubjekë, Shijak, në afërsi të liqenit të Rubjekës, ndërkohë që lëvizte me automjet, për të shpërndarë në banesa, personelin që punonte në lokalin e tij, një shtetas ende i paidentifikuar e kishte kanosur me armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë. Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit të kanosjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.