Ballina Bota Sanksionet/ Rusia mund të pranojë Bitcoin si pagesë për naftën dhe gazin

    Sanksionet/ Rusia mund të pranojë Bitcoin si pagesë për naftën dhe gazin

    1

    Sanksionet kanë detyruar Rusinë të gjejë mënyra alternative për pagesat.

    Rusia mund të pranojë Bitcoin nga disa vende, si pagesë për naftën dhe gazin, sipas një zyrtari të lartë.

    Vendet “miqësore” gjithashtu mund të lejohen të paguajnë në monedhat e tyre lokale.

    Pavel Zavalny, i cili kryeson komitetin e Dumës Shtetërore të Rusisë për energjinë, përmendi Kinën dhe Turqinë si ndër vendet që “nuk ishin të përfshirë në presionin e sanksioneve”.

    Në fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin tha se ai dëshironte që vendet “jomiqësore” të blejnë gazin e saj me rubla.

    Lëvizja mendohet se synon të nxisë monedhën ruse, e cila ka humbur 20% të vlerës këtë vit. Rusia është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe furnizuesi i dytë më i madh i naftës.