Ballina Bota 29 dite nga lufta ne Ukraine!Pamje te trishta..Te vrare qe iu jepet...

    29 dite nga lufta ne Ukraine!Pamje te trishta..Te vrare qe iu jepet lamtumira e fundit,disa te tjere largohen,femije ne lot….

    1

    Prej 29 ditësh Ukraina po përballet me agresionin rus të cilët po bombardojnë gjithçka që u del para. Një muaj pas pushtimit të Rusisë, presidenti i Ukrainës Volodymr Zelensky u ka thënë vendeve evropiane se kishin qenë “pak shumë vonë” ndaj kërcënimit të Moskës, duke sugjeruar se sanksionet e mëparshme mund të kenë penguar luftën.

    Ai u bëri thirrje atyre që “të mos vonohen” në miratimin e kërkesës së Ukrainës për t’u bashkuar me BE

    Fjalimi i Zelensky pasoi një ditë intensive samitesh urgjente në Bruksel midis vendeve perëndimore të bashkuara kundër pushtimit të Rusisë

    Ndërkohë, Biden tha se NATO “do të përgjigjej” nëse Rusia përdor armë kimike në Ukrainë, por nuk dha detaje se si. Perëndimi ka paralajmëruar për një skenar të tillë pasi lufta në Ukrainë zvarritet në javën e saj të pestë

    NATO gjithashtu tha se do të dërgonte 40,000 trupa në total në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani,  fqinjët në kufi me Ukrainën.

    Më herët, në fushat e betejës, një anije ruse zbarkuese u pretendua se u shkatërrua në qytetin port të okupuar të Berdyansk, thanë zyrtarët ukrainas.

    Pamjet qe vijnë nga Ukraina tregojnë se si njerëzit japin lamtumirën e fundit të dashurëve të tryre, ndërsa disa të tjerë shihen se si largohën nga Ukraina, mes tyre shumë fëmijë.