Ballina Bota Kriza dhe lufta në Ukrainë, Kanadaja: Mund të ndihmojmë në rritjen e...

    Kriza dhe lufta në Ukrainë, Kanadaja: Mund të ndihmojmë në rritjen e furnizimit me nafte

    1
    Refilling fuel view from inside of gas tank of a car

    Kanadaja ka kapacitete të mjaftueshme për të rritur eksportet e naftës dhe gazit me ekuivalentin e 300,000 fuçie nafte në ditë deri në fund të këtij viti, kështu ka thënë në deklaratën e tij ministri i burimeve natyrore të Kanadasë.

    Jonathan Wilkinson, anëtar i Dhomës së Komunëve tha se Kanadaja mund të rrisë eksportet e naftës me 200,000 fuçi në ditë dhe të gazit me 100,000 fuçi ekuivalente nafte në ditë në mënyrë që të ndihmohen vendet e tjera që të reduktojnë varësinë e tyre nga energjia ruse.

    Ai gjithashtu tha se vendi po kërkon mënyra për të mundësuar furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG), të cilin aktualisht ajo nuk e eksporton.”Miqtë dhe aleatët tanë evropianë kanë nevojë që Kanadaja dhe të tjerët të rriten, ata po na thonë se kanë nevojë për ndihmën tonë për të hequr naftën dhe gazin rus në një afat të shkurtër, duke përshpejtuar tranzicionin e energjisë në të gjithë kontinentin”, tha Wilkinson