Ballina Vendi Ruhen standardet e investime në akset rrugore të Fierit si në rastin...

Ruhen standardet e investime në akset rrugore të Fierit si në rastin e rrugës “Vasil Jorgaqi” në lagjen “16 prilli” në qytetin e Fierit

1

Të kthesh kokën pas për të kujtuar si ka qenë dhe si është bërë kjo vlen dhe për banorët që kalojnë në rrugën “Vasil Jorgaqi” në lagjen “16 prilli” në bashkinë e Fierit.

Pak vite më parë ky aks rrugor ishte bërë një problem jo vetëm për banorët e kësaj lagjeje, por edhe më gjerë duke shkaktuar problematikë në lëvizjen e mjeteve dhe qarkullimin e këmbësorëve.

Me një plan dhe projekt të mirëstudiuar investimi nisi puna së pari për sistemin e kanalizimeve e shoqëruar më pas me asfaltimin e rrugës, rehabilitimin e trotuareve dhe plotësimin me elementë të tjerë urban.

Me tërësinë e investimeve të kryera tashmë prej vitesh kjo rrugë iu kthye funksionalitetit të plotë në shërbim të qytetarëve. Ndërkohë që vazhdon puna për të plotësuar hap pas hapi standardin infrastrukturor që është vendosur tashmë në qytet dhe në të territorin e bashkisë Fier./Tv Kombi/