Ballina Vendi Rritet shkalla e bashkëpunimit të bashkisë së Fierit me simotrat e saj...

Rritet shkalla e bashkëpunimit të bashkisë së Fierit me simotrat e saj në Evropë.Subashi mirëpret Kryetarin e Bashkisë së Korinthit

1

Së fundmi mjediset e bashkisë së Fierit janë bërë mikpritëse për Kryetarin e Bashkisë së Korinthit, në Greqi, Z. Vasilis Nanopulos.

Përgjatë këtij takimi miqësor janë diskutuar gjerësisht për mundësitë e shumta të bashkëpunimit. Fokusi i bashkëpunimit mes dy bashkive është përqëndruar kryesisht në fushën e kulturës, artit dhe agroturizmit.

Në takimin e përbashkët nga ana e palës greke është paraqitur interes përsa i përket mjedisit bregdetar. Aktualisht bregdeti i Fierit paraqet një larmishëri dhe fatmirësisht është ende i virgjër i paprekur nga ndërtimet pa kriter.

Kjo situatë bregdetare është e favorshme për kompanitë shqiptare dhe të huaja për të investuar dhe zhvilluar në mënyrë moderne këtë bregdet.

Ishte hera e parë që kryetari i bashkisë së Korinthit viziton bashkinë e Fierit duke u njohur kështu dhe me tipologjinë e saj. Në këtë mënyrë u hap një dritare e re bashkëpunimi midis dy bashkive./Tv Kombi/