Ballina Lajme Rritet numri i bizneseve model në bashkinë e Fierit përgjatë vitit 2022....

Rritet numri i bizneseve model në bashkinë e Fierit përgjatë vitit 2022. Bashkia e Fierit rëndësi të veçantë sistemit të vaditjes dhe kullimit

1

Viti 2022 po mbyllet me një sërë emrash model në biznesin e tyre në territorin e bashkisë së Fierit. Ata janë nga fushat të ndryshme të biznesit si të blegtorisë, bujqësisë, grumbullimit dhe përpunimit të prodhimeve të grumbulluara nga aktiviteti i tyre.

Një prej tyre është dhe Dashnor Petriti një fermer në Vajkan i cili prej vitit 1994 vazhdon të ngrejë ditë pas ditësh biznesin e tij të prodhimeve në natyrë të hapur. E nisur si një biznes me një hapësirë prej tre hektarësh, sot ai punon 13 hektarë tokë me mbjellje të kultivarëve të ndryshëm bujqësor si domate, tranguj e në stinën e dimrit ai është i fokusuar kryesisht në mbjelljen dhe tregtimin e preshit.

Sipas biznesmenit Petriti në pikun e punës ai mban të punësuar mbi njëzet punëtorë, ndërsa në këtë periudhë dhjetë punëtorë të cilët vijnë si nga Lushnja apo dhe zonat përreth Vajkanit. Ky prodhim stinor gjen tregun si jashtë vendit, por plotëson dhe nevojat e tregut vendas.

Nga informacionet që ai zotëron sipas grumbulluesve të prodhimeve eksporti i tyre prek si vendet e rajonit, por edhe më gjerë në Austri, Bullgari etj. Nga ky biznes ai ndihet i kënaqur pasi edhe rendimenti është i lartë mesatarisht 70 kv për hektarë, pse jo edhe më shumë shkon ky rendimet.

Fermeri Dashnor Petrit është një prej fermerëve të shumtë të bashkisë Fier që me punë e këmbëngulje i janë përkushtuar tokës për ta bërë atë një burim të sigurt të ardhurash për familjet e tyre e të punësuarit, duke ndikuar në rritjen e prodhimit vendas dhe ekonomisë.

Në poltikën e saj bashkia e Fierit ka synuar përmirësimin e sistemit vaditës dhe kulluesh që kanë sjellë dhe ndikim të madh në rritjen e punimit të sipërfaqeve të konsiderushme të tokës bujqësore dhe marrejne e rendimenteve të larta të prodhimeve./Tv Kombi/