Ballina Lajme “Kilica ‘22” në edicionin e gjashtë të saj në Galerinë e Arteve...

“Kilica ‘22” në edicionin e gjashtë të saj në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica” Fier vjen si një urim i artistëve në këtë mbyllje të vitit.

1

Në atmosferën e festave të vitit një tjetër festë artistike i vjen qytetit të Fierit me çeljen e ekspozitës “Kilica 22” e cila shënoi tashmë edicionin e saj të gjashtë.

Në këtë ekspozitë kolektive kanë prezantuar punët e tyre një numër i konsiderueshëm artistësh të cilët kanë shënuar kështu një rritje të madhe të interesit për të marrë pjesë në këtë event. Në këtë ekspozitë janë prezantuar punët e artistëve pjesëmarrës në zhanre të ndryshme dhe nëse vështron punët ekspozuara do të shohësh që ato shkojnë sa nga figurativja te abstraktja.

Synimi i kësaj veprimtarie është prezantimi i vazhdueshëm i vlerave tona artistike kombëtare, por edhe një favor për njohjen e qytetit të Fierit dhe pasurive në aspekte të ndryshme që ai afron dhe iu servir piktorëve pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Duke vlerësuar pjesëmarrjen e tyre në këtë ekspozitë do të shohësh që secili pjesëmarrës synon që veç vlerave vetjake të prezantojë diçka nga vendi prej nga vijnë. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur edhe për disa ditë përgjatë vitit të ri./Tv Kombi/