Ballina Vendi Rritet ndjeshëm numri i aplikimeve të fermerëve fierakë për të përfituar nga...

Rritet ndjeshëm numri i aplikimeve të fermerëve fierakë për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi.

1

Sipërfaqet e mbjella janë fryt i punës së kryetarit Subashi në vaditje dhe kullim. Fermerët fierakë kanë shfaqur një interes të lartë për sa i përket aplikimi për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi.Që në çeljen e aplikimeve dhe në bashkinë e Fierit ka pasur një fluks të aplikimeve nisur dhe nga eksperienca e vitit të kaluar, ku përveç sipërfaqeje të tyre bujqësore, fermerët kanë shtuar sipërfaqen e marrë me qira për të shtuar të mbjellat e tyre në grurë më së shumti.

Vetëm më pak ditë në shkallë vendi kanë qenë të regjistruar 46 mijë aplikime që nga hapja e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, një shifër rekord, tregues i qartë i besimit të shtuar të fermerëve, si rezultat i transparencës në çdo hallkë të këtij procesi. Përfitues të Skemës do të jenë fermerë të serrave dhe tuneleve plastike, vreshtave, blegtorët, bletarët, peshkatarët dhe atyre që aplikojnë për certifikimet Global Gap dhe Organike.

Ndërkohë, skemat e vitit 2023 përfshijnë edhe grante për investime në asete fikse, për ndërtimin e tregjeve bujqësore dhe të kafshëve të gjalla dhe thertoret. Gjithashtu pjesë e skemave të mbështetjes është edhe masa për naftën falas që vijojë për të tretin vit radhazi me një buxhet prej 1.4 miliardë lekë. Provë për rritjen e besueshmërisë është fakti se nga 3-4 mijë aplikime që ishin në vitin 2017, ato janë disa fish më të mëdha vetëm në orët e para të hapjes së aplikimeve.

Për të dytin vit edhe fermerët fierakë do të përfitojnë subvencione për të dytin vit radhazi në blegtori, rritja e masave mbështetëse në bletari e pemëtari, por edhe mundësia për të përfituar nga skema e naftës pa akcizë. Fermerët fierakë kanë interes në këtë drejtim pasi kanë të siguruar tashmë një sistem vaditje dhe kullimi në sipërfaqe të konsiderueshme duke u cilësuar kështu një aksion që nuk njeh ndalje nga puna e kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi.

/Tv kombi/