Ballina Rajoni Rezultatet paraprake në Mal të Zi, shqiptarët me 6 deputetë në parlament

Rezultatet paraprake në Mal të Zi, shqiptarët me 6 deputetë në parlament

0

Qendra e monitorimit, CEMI ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura këtë të diel.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se parlamenti i Malit të Zi i dalë nga zgjedhjet e ditës së sotme do të ketë në përbërjen e tij 6 deputetë shqiptarë, 4 nga partitë shqiptare dhe dy nga partitë qytetare.

Dritan Abazoviç ( URA), Drita Llolla ( DPS) ndërsa nga partitë nacionale në parlament do të jenë pjesë Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Genci Nimanbegu i Aleancës Shqiptare si dhe Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha nga Forumi Shqiptar.

Ndërkohë, lëvizja që ka udhëhequr presidenti aktual malazez, Jakov Milatoviç, “Evropa Tani” ka fituar 25.5 për qind të votave.

Koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) fitoi 23.2 për qind, njofton rtcg.

“Për të ardhmen e Malit të Zi” ka fituar 15.5 për qind ndërsa koalicioni “Hrabro se broji” – Demokratët dhe GP URA e Dritan Abazoviçit fitoi 12.5 për qind.

Rezultatet e publikuara nga Qendra e Monitorimit: 

– Partia boshnjake – 6,9 për qind – 6 mandate parlamentare 

 – Në anën e djathtë të botës” (HGI) – 0,6 për qind – një mandat 

 – “Drejtësia për të gjithë” – 2,9 për qind – pa mandat 

– “Za tebe” (PKSH dhe Demos) – 3.2 për qind – dy mandate 

– Koalicioni Popullor “Složno i dočka” – 1,1 për qind – pa mandat 

– Aleanca Shqiptare – 1.5 për qind – një mandat 

– Përmbysja e Lëvizjes 1.4 për qind – pa mandat 

– Lëvizja për ndryshim – 0.7 për qind – pa mandat 

– “Po. Ne mundemi për një Mal të Zi civil” – 0.5 për qind – pa mandat  

– “Së bashku” (DPS, SD, LP, DUA) – 23,8 për qind – 22 mandate 

– “Lëvizja Evropa Tani” – 25,5 për qind – 23 mandate 

– “Për shtëpinë tonë” (SDP) – 2.8 për qind – pa mandat

– “Guximi vlen” (Demokratët dhe URA) – 12.3 për qind – 11 mandate 

– Për të ardhmen e Malit të Zi” (NSD, DNP, RP) – 14,7 për qind – 13 mandate 

– Forumi Shqiptar – 2.1 për qind – dy mandate

/rtsh.al/