Ballina Vendi Reshje dhe rrufe të shumta pas orës 13.00. Zonat që do të...

Reshje dhe rrufe të shumta pas orës 13.00. Zonat që do të përfshihen nga moti i keq

1

Klima në Shqipëri gjatë ditëve të fundit po i ngjan asaj tropikale, reshjet e shiut mund të nisin nga momenti në moment, sidomos gjatë orëve të pasdites.

Pikërisht, reshje të dendura shiu, me rrufe priten edhe gjatë pasdites së sotme duke nisur nga ora 13:00 dhe kulmi pritet të jetë në orën 16:00, kur eshjet e dendura dhe rrufetë do të pushtojnë thuajse të gjithë vendin përveç Ultësirës Perëndimore, ku reshjet priten të lehta.

Reshjet më të dendura do të jenë në zonën mes Elbasanit dhe Librazhdit, ndërsa kërkohet nga shoferët që do të kalojnë në këtë aks, të bëjnë kujdes gjatë drejtimit të mjetit pasi mund të jetë sërish rënie inertesh nga skarpatet e rrugëve në trase.

Nata dhe paraditja e nesërme do të jenë të qeta, ndërsa reshjet e shiut do të rikthehen pasditën e nesërme.