Ballina Lajme Rama nuk i ndahet Irfan Hysenbelliut, sot dita e dytë e shembjeve...

Rama nuk i ndahet Irfan Hysenbelliut, sot dita e dytë e shembjeve të resorti luksoz

1

Fadromat e IKMT ka zbarkuar sërish këtë të shtunë në ambientet e Prestige Resort. Ata kanë nisur shembje të tjera që nga përfaqësuesit ligjorë të resortit thuhet se janë të paligjshme. Në aksionin sot janë dy fadroma të mbështetura dhe nga forca të shumta të policisë së shtetit. Kjo është dita e dytë e aksionit. Qeveria zyrtarisht pretendon se Irfan Hysenbelliu ka zaptuar hapësira publike, si dhe e cilëson këtë ndërhyrje të paligjshme e që lidhet me linjën editoriale të mediave në pronësi të tij.