Ballina Lajme Vrasja e Ismet Çekores, kamerat fiksojnë autorin, ishte me motor dhe me...

Vrasja e Ismet Çekores, kamerat fiksojnë autorin, ishte me motor dhe me skafandër

1

Vrasja e Ismet Çekores, kamerat fiksojnë autorin, ishte me motor dhe me skafandër

Shkodër- Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Ismet Çekores në Shkodër.

Një person me motorr, me skafandër në kokë, dyshohet se është autori i vrasjes së 57 vjecarit. Kjo është ajo cfarë kanë evidentuar kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen Guerrilë aty ku u ekzekutua me 7 plumba pistolete Ismet Çekorja.

Burime pranë grupit hetimor në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se drejtuesi i motorcikletës ka mbërritur me motorr pranë vendit të ngjarjes, është ndalur, ka qëlluar ndaj 57 vjecarit dhe më pas ëeshtë larguar me shpejtësi.

Për shkak të skafandës, është i pamundur identifikimi i autorit të ngjarjes por blutë e Shkodrës kanë bërë edhe sekuestrimin e kamerave të tjera të sigurisë në segmente të tjera të Shkodrës, për të parë nëse në ndonjë moment autori ka çeduar duke hequr skafandën ç’ka do të bënte të mundur identifikimin e tij.

Ngelet ende enigmë nësë 57 vjecari është thirrur, nga një person për të dalë nga banesa edhe pse në momentin e ngjarjes, ai ka qënë disa metra larg banesës së tij pranë një dyqani të vogël duke konsumuar një birrë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Policia e shkodrës ka shoqeruar deri tani 8 persona në ambjentet e komisariatit si dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe persona që kanë dijeni për këtë atentat. Në personat që janë shoqëruar nga policia e Shkodrës për të dhënë dëshmi, është edhe 25 vjeçari Alban Bruçi së bashku me të atin e tij.

Pista krysore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes pasi policia thirri për dëshmi