TV Kombi
  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
    • Ekonomi
    • Kulture
    • Politike
    • Social
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz
TV Kombi
  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
    • Ekonomi
    • Kulture
    • Politike
    • Social
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz
01/06/2023 20:05:57
TV Kombi

Protesta para Kuvendit/ “Tani janë në hije, por do të dalin në diell”, Arlind Qori: Rroga e deputetëve 39 herë më e madhe se e një pensionisti

nga k.g
2023/05/25 12:01
Kategoria: Vendi
Koha e leximit: 3 min
Protesta para Kuvendit/ “Tani janë në hije, por do të dalin në diell”, Arlind Qori: Rroga e deputetëve 39 herë më e madhe se e një pensionisti
57
Shikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori nga protesta që po mbahet jashtë Kuvendit, në kundërshtim me vendimin për rritjen e pagave të deputetëve, risolli në vëmendje disbalancën me vlerën e pensionit.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Qori tha se paga e deputetëve është 39 herë më e madhe se e një pensionisti.

“Ata nuk nderojnë as statusin, as zgjedhësit e tyre. Jemi mësuar që në krye të institucioneve të ketë njerëz thellësisht injorant dhe halabakë. Njerëz që në një shoqëri të drejtë nuk e di a do gjenin punë, ose me shumë gjasë do përfundonin në burg për delinkuentë. Në vend që personi në fjalë të përfundonte në burg si hajdut xhepash, e kemi sot deputet, e kemi një nga pronarët më të mëdhenj të marketi. Një njeri që nuk ka frikë as nga ligji dhe as nga reagimi i qytetarëve. Pushtetin nuk e kanë marrë nga populli, por ia kanë marrë popullit. Në vendet demokratike deputetët studiojnë shumë, gjithë kohës janë në Komisione parlamentare, studiojnë përvojën e vendeve të tjera. Lexojnë libra dhe situata të ngjashme. Në Shqipëri, deputeti mesatar, përveç se është injorant, nuk bën asgjë nga mëngjesi në darkë, thjesht 2 muaj para zgjedhjeve ingranohet në lagjen e vet. Ku me blerje vote, ku me intimidime merr votat. Sot do i dyfishojnë pagën vetes. Në Shqipërinë tonë pensioni minimal është sa askund tjetër në Europë. Imagjino të jeni pensionist dhe të jetoni me 80 mijë lekë të vjetra. Rroga e deputetit do të jetë sa 39 pensione minimale. Do të jetë sa 21 pensione mesatare. Ky është skandal i padëgjuar në asnjëlloj vendi. Bëra krahasime në vendet e tjera, në Itali më rezultoi që paga bazë e deputetit në Itali është 5 mijë euro, pensioni minimal është 600 euro. Bëni pjesëtimet dhe do u dalë 8-9 fishi. Në Shqipëri është 39-fishi i pensionit minimal. Një deputet sot do të marrë rrogë sot 6-7 herë më të lartë se rroga e një polici. Tani janë në hije, pastaj janë do dalin në diell. Ku mund të qëndrojë ky vend, si mund të ketë kaq shumë pabarazi?! Ata që na qeverisin nuk duan t’ja dinë për popullin, ata mund të vijnë pas një jave dhe ta bëjnë 15 milionë. Pse jo? Do na gjejnë një shembull në botë dhe do na e thonë. Pa pyetur fare për pagat e punëtorëve, pensionet. Kjo nuk është ndarje mes qeverisë dhe opozitës së vjetër, kur shkon puna tek paratë dhe për të vjedhur ata janë bashkë. Nuk jetohet më kështu, Shqipëria po zbrazet nga studentët dhe nga rinia.”, tha ai.

ADVERTISEMENT
Artikulli meparshem

Avokati në Elbasan mashtron klientin dhe i merr 4200 euro

Artikulli tjeter

Rritja e pagave, Rama u përgjigjet kritikave të opozitës: Mos flisni në emër të shqiptarëve, s’kanë as 2 javë që “folën”

Artikuj te tjere ...

Po peshkonte me shokët në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit
Vendi

Po peshkonte me shokët në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit

01/06/2023 09:57
0
Matura Shtetërore/ Nxënësit i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës së Huaj
Vendi

Matura Shtetërore/ Nxënësit i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës së Huaj

01/06/2023 08:58
0
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën
Vendi

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën

31/05/2023 15:46
0
Aksident i trefishtë në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, përplaset një kamion me dy motorë dhe një foristradë
Vendi

Aksident i trefishtë në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, përplaset një kamion me dy motorë dhe një foristradë

31/05/2023 15:35
0
Maturantët në testin e parë, maturantët do t’i nënshtrohen tezës së provimit me detyrim në 1 qershor
Vendi

Maturantët në testin e parë, maturantët do t’i nënshtrohen tezës së provimit me detyrim në 1 qershor

31/05/2023 14:33
0
Temperaturat sot deri në 29 gradë C, pasditja sjell vranësira dhe reshje shiu
Vendi

Temperaturat sot deri në 29 gradë C, pasditja sjell vranësira dhe reshje shiu

31/05/2023 09:31
0
Euronews: Riviera shqiptare, “Maldivet e Evropës”
Vendi

Euronews: Riviera shqiptare, “Maldivet e Evropës”

29/05/2023 17:39
0
Artikulli tjeter
Rritja e pagave, Rama u përgjigjet kritikave të opozitës: Mos flisni në emër të shqiptarëve, s’kanë as 2 javë që “folën”

Rritja e pagave, Rama u përgjigjet kritikave të opozitës: Mos flisni në emër të shqiptarëve, s’kanë as 2 javë që “folën”

Me te lexuarat e javës:

  • Bashkia e Fierit çel sezonin e ri turistik ne plazhin e Semanit

    Bashkia e Fierit çel sezonin e ri turistik ne plazhin e Semanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Addio Kledi Kadiu’! ‘Çmenden’ mediat italiane, japin lajmin për vdekjen e balerit të famshëm shqiptar (FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ 3-vjeçari bie në pishinë dhe mbytet, e ëma nuk dinte të notonte për ta shpëtuar

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Unë jam Habib Rexha, ky është babai im, Fadil Rexha. Me dëshirën time do të vetëdorëzohem në komisariatin e Kavajës’! Del video e vrasësit të Arian Gosës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gjendet e vdekur një grua në Kolonjë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Kategorite e Lajmeve:

  • Bota (2,043)
  • Kulture (127)
  • Kuriozitete (22)
  • Lajme (5,719)
    • Ekonomi (95)
    • Kronike (226)
    • Politike (331)
    • Social (47)
  • Lifestyle & Showbiz (448)
  • Rajoni (400)
  • Sport (149)
  • Trupi dhe shëndeti (80)
  • Vendi (6,323)
  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz
TV KOMBI 2023

© 2023 TV Kombi

  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
    • Ekonomi
    • Kulture
    • Politike
    • Social
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz

© 2023 TV Kombi

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor coockies!