Ballina Vendi Po ndiqte Sunny Hill, shqiptares i vjedhin çantën me telefonin dhe qindra...

Po ndiqte Sunny Hill, shqiptares i vjedhin çantën me telefonin dhe qindra euro

1

Po mbahet në Kosovë festivali Sunny Hill. Një 29-vjeçare ka denoncuar se, teksa po gëzonte spektaklin, e kanë grabitur. Gazeta Sinjali shkruan se shqiptarja ka denoncuar në polici se i kanë marrë çantën brenda të cilës ka pasur celularin, pasaportën dhe qindra euro.

Ajo ka deklaruar se nuk ka dyshime te askush pasi ka qenë në mes të turmës dhe se e ka të vështirë të dijë se kush mund t’ia ketë marrë. Policia e Kosovës e ka regjistruar rastin si “vjedhje” dhe ka nisur hetimet.