Ballina Vendi Plagosja e kryebashkiakut të Divjakës, flet mjeku: Thika i ka prekur mushkrinë

Plagosja e kryebashkiakut të Divjakës, flet mjeku: Thika i ka prekur mushkrinë

1

Mjeku kirurg i spitalit Lushnjë, Sami Osmani ka folur për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Divjakës Fredi Korreshi dhe shoferit të tij Gazmir Bullari, të cilët u plagosën me thikë nga i dyshuari Orges Xhelili. Sipas mjekut, dy thika i kanë prekur pak mushkërinë Korreshit, ndërsa Gazmir Bullari, ka një thikë në bark duke i prekur zorrët dhe stomakun. Në prononcimin për mediat, mjeku sqaron se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.