Ballina Vendi Përshtatën biznesin për përdorimin e lëndëve narkotike, arrestohen administratori dhe dy kamerierët...

Përshtatën biznesin për përdorimin e lëndëve narkotike, arrestohen administratori dhe dy kamerierët e një lokali në Lezhë

1

Policia ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, të cilët akuzohen për veprat “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike”.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasit:

Kujtim Preçi 41-vjeç, banues në Zejmen, administratori i lokalit;

Albert Abazi 24-vjeç, banues në Lezhë, kamerier në lokal

Saba Selmani, 55-vjeç, banues në Milot, kamerierë në lokal.

Pas marrjes së informacioneve se në një lokal në Zejmen, kishte lëndë narkotike, menjëherë nga shërbimet policore është ushtruar kontroll në këtë lokal, ku janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)