Ballina Vendi Përplaset me makinë 4-vjeçarja në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital, arrestohet...

Përplaset me makinë 4-vjeçarja në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital, arrestohet autori

1

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar një të mitur.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi B.M, në Tiranë, teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar një 4-vjeçare, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 “B. M., 47 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 4-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në prangat e policisë së kryeqytetit kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.