Ballina Vendi Përplasen dy mjete në Tiranë, aksidentohet këmbësorja

Përplasen dy mjete në Tiranë, aksidentohet këmbësorja

1

Një 60-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në Tiranë. Policia bën me dije se gruaja ishte duke kaluar rrugën në këmbë në momentin që ka ndodhur përplasja e makinave, e si pasojë është plagosur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. I., me automjetin me drejtuese shtetasen A. S.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja L. H., 60 vjeçe, që po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes së automjeteve, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.