Ballina Vendi Përplasen dy automjete, plagoset një nga shoferët në Tepelenë

Përplasen dy automjete, plagoset një nga shoferët në Tepelenë

1

Tepelenë- Aksident në Tepelenë, plagoset një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05, në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afërsi të fshatit Dragot.

Si pasojë e aksidentit janë përplasur automjeti tip “Benz” (kamionçinë), me drejtues shtetasin K. S. dhe automjeti tip “Scania” (trailer), me drejtues P. I.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, K. S., i cili është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.