Situata në qarkun e Shkodrës duket është përmirësuar ndjeshëm pasi sipërfaqja e përmbytur nga 1020 Ha, ka pësuar rënie me 330 Ha. Ndërkohë këtë të hënë nuk raportohet asnjë shtëpi nën ujë. Në rrugën e Obotit ka prezencë uji vetëm 15 cm, ndërsa kalimi vijon të bëhet me vështirësi vetëm për mjetet e ulëta. Ujësjellësi Oblika 1 është ende jashtë funksionit.
Njoftimi i plotë
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 5.60 ka rënie me 40 cm me ditën e djeshme ( kuota max 7.50 m ) Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.10 m ka rënie me 25 cm me ditën e djeshme( kuota max 8.70 m ). Sipërfaqja totale e permbytur në Bashkinë Shkodër është 1020 Ha, ka rënie me 330 Ha. Njesia Administrative Ana e Malit 1000 Ha e përmbytur. Rruga e Obotit ka prezencë uji 15 cm, ka rënie me 55 cm , me vështirësi kalohet edhe me mjete të ulëta. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Nuk ka prezencë uji në oborre. Në rrugën e Obotit po operojnë 1 mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë. Njësia Administrative Dajç 20 Ha tokë bujqësore. Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezencë uji.
/rtsh.al/