TV Kombi
  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
    • Ekonomi
    • Kulture
    • Politike
    • Social
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz
TV Kombi
  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
    • Ekonomi
    • Kulture
    • Politike
    • Social
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz
29/05/2023 13:05:59
TV Kombi

Përcillet sot në banesën e fundit, ceremoni në Presidencë për ish-Presidentin Nishani, nderime nga ambasadorja e SHBA si dhe drejtues te politikes ne vend!

nga kristi
2022/06/02 10:55
Kategoria: Vendi
Koha e leximit: 5 min
0
Shikime
Share on FacebookShare on Twitter


I shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kryer homazhe i pari pranë arkëmortit të ish-Kreut të Shtetit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj. Më pas Meta ka lënë një shënim në librin e mesazheve.

Ceremonia e homazheve vijon në Presidencë deri në orën 12:00 dhe më pas trupi i pajetë i ish-Presidentit do të përcillet në banesat e fundit në Sharrë, ku do të prehet përjetësisht.

Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të tij. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Nishani

Në orën 10:30 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës në nderim të ish-Presidentit Nishani.

Z. Berisha ishte i shoqëruar nga zonja e tij, Liri Berisha, Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, anëtarët e Kryesisë së PD dhe deputetë të Grupit Parlamentar të PD.

Berisha3222

Në ceremoninë që po mbahet në Presidencë ka zhvilluar homazhe dhe ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Presidencë dhe ka kryer homazhe për ish-Presidentin Bujar Nishani. Në ceremoni ka marrë pjesë dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

Po kështu në homazhe kanë marrë pjesë dhe personalitete të shumta, ministra, deputetë, bashkëpunëtorë dhe miq. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjithashtu ka kryer nderime për ish-Kreun e Shtetit.

ADVERTISEMENT

Dje Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes).

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.
Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”, ishte motivacioni i dekorimit.

Bujar Nishani, i cili shërbeu si president i Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri më 24 korrik të vitit 2017, vdiq në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Nishani ka mbajtur edhe poste tjera të rëndësishme në Qeverinë e Shqipërisë, si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë.

Pak ditë më parë ai u dërgua në Gjermani për t’u kuruar nga një sëmundje e mushkërive, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.

I lindur në qytetin port të Durrësit, Nishani u diplomua në Akademinë Ushtarake dhe më pas u diplomua për Drejtësi. Fillimisht, ligjëroi në Akademinë Ushtarake dhe më pas shërbeu në poste të larta në Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë.

Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005.

Ndërkaq gjatë vizitës së fundit në Kosovë më 2017, teksa përmbyllte mandatin e presidentit, Bujar Nishanit iu nda mirënjohja “Urdhri i Lirisë”, për kontributin për “popullin shqiptar, angazhimin për njohjen e Kosovës, si dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme

Artikulli meparshem

Balla zbulon emrin: Ja kë do votoja për President nëse do ta miratonte kryesia e PS

Artikulli tjeter

Aktiviteti festiv “Amantia Festë” gjallëron qytetin antikë,në prag të sezonit turistik!

Artikuj te tjere ...

Nga Mykonos në Gjirokastër, historia e emigrantit që pas 23 vitesh punë ka sot bujtinën e tij në vendlindje
Vendi

Nga Mykonos në Gjirokastër, historia e emigrantit që pas 23 vitesh punë ka sot bujtinën e tij në vendlindje

28/05/2023 15:11
100
Reshje dhe rrufe të shumta pas orës 13.00. Zonat që do të përfshihen nga moti i keq
Vendi

Reshje dhe rrufe të shumta pas orës 13.00. Zonat që do të përfshihen nga moti i keq

28/05/2023 15:03
169
Bashkia e Fierit çel sezonin e ri turistik ne plazhin e Semanit
Vendi

Bashkia e Fierit çel sezonin e ri turistik ne plazhin e Semanit

27/05/2023 15:39
413
Dyndje turistësh në Shqipëri, INSTAT publikon shifrat: 53% më shumë se një vit më parë
Vendi

Dyndje turistësh në Shqipëri, INSTAT publikon shifrat: 53% më shumë se një vit më parë

27/05/2023 09:03
19
Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre maturantë
Vendi

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre maturantë

26/05/2023 13:17
30
Kreu i SPAK raporton në Komisionin e Ligjeve/ Dumani: Për herë të parë u përdorën agjentë të infiltruar. Është rritur aksesi në sistemet e të dhënave
Vendi

Kreu i SPAK raporton në Komisionin e Ligjeve/ Dumani: Për herë të parë u përdorën agjentë të infiltruar. Është rritur aksesi në sistemet e të dhënave

26/05/2023 12:20
15
Skema e re për dëmshpërblimin e ish- pronarëve, përllogaritja e vlerave financiare për pronat në raport me kompensimin fizik
Vendi

Skema e re për dëmshpërblimin e ish- pronarëve, përllogaritja e vlerave financiare për pronat në raport me kompensimin fizik

25/05/2023 17:36
17
Artikulli tjeter

Aktiviteti festiv "Amantia Festë" gjallëron qytetin antikë,në prag të sezonit turistik!

Me te lexuarat e javës:

  • Bashkia e Fierit çel sezonin e ri turistik ne plazhin e Semanit

    Bashkia e Fierit çel sezonin e ri turistik ne plazhin e Semanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Addio Kledi Kadiu’! ‘Çmenden’ mediat italiane, japin lajmin për vdekjen e balerit të famshëm shqiptar (FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ 3-vjeçari bie në pishinë dhe mbytet, e ëma nuk dinte të notonte për ta shpëtuar

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Unë jam Habib Rexha, ky është babai im, Fadil Rexha. Me dëshirën time do të vetëdorëzohem në komisariatin e Kavajës’! Del video e vrasësit të Arian Gosës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gjendet e vdekur një grua në Kolonjë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Kategorite e Lajmeve:

  • Bota (2,032)
  • Kulture (126)
  • Kuriozitete (20)
  • Lajme (5,668)
    • Ekonomi (94)
    • Kronike (224)
    • Politike (329)
    • Social (46)
  • Lifestyle & Showbiz (442)
  • Rajoni (384)
  • Sport (149)
  • Trupi dhe shëndeti (78)
  • Vendi (6,315)
  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz
TV KOMBI 2023

© 2023 TV Kombi

  • Kreu
  • Vendi
  • Lajme
    • Ekonomi
    • Kulture
    • Politike
    • Social
  • Bota
  • Rajoni
  • Kronike
  • Lifestyle & Showbiz

© 2023 TV Kombi

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor coockies!