Deri në orët e mesditës, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shumta. Ato do të sjellin në zonat malore reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Parashikohet që orët e pasdites të rrezikojnë nga shirat edhe një pjesë të mire të zonave qendrore.
Ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta por pa reshje paraqiten zonat jugore. Gjatë natës i gjithë vendi do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët por shumë të ftohtë, si pasojë e masave të ftohta me origjinë Lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë. Ato do të luhaten në vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 2 ballë.
Kosova
Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të pakta dëbore. Por mbeten problematike ngricat në të gjithë akset rrugore pasi temperaturat e ajrit janë disa gradë nën zero. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë rajoni i Kosovës të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura dhe ngrica të theksuara.
Maqedonia e Veriut
Për sa i përket, Republikës së MV, vijon nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferik në pothuajse gjithë territorin. Kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite. Atëherë pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në zonat veri-veriperëndimore. Orët e mbrëmjes dhe nata mbete në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në `të gjithë MV.
Rajoni dhe Evropa
Zhvillimi i një cikloni të fuqishëm në veri të Evropës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të kushtëzojë në këto rajone mot me vranësira dhe reshje dëbore. Më të dendura do të jenën në skandinavi dhe më pak në Alpet e Evropës. Po ashtu, do të vijojnë brigjet e Detit të Zi dhe pjesërisht brigjet e Egjeut nën dominime reshjeve të shiut dhe stuhive të erës. Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës do të paraqitet nën dominimin e masave te ftohta dhe të thata nga lindja e kontinentit. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta. Vlera të ulëta do të shënohen edhe në gadishullin e Ballkanit.