Ballina Vendi Një sërë veprash madhore do të realizohen në mandatin e tretë të...

Një sërë veprash madhore do të realizohen në mandatin e tretë të kryebashkiakut Armandio Subashi. Turizmi është potenciali që do t’i sjellë zhvillim ekonomik të madh kësaj bashkie.

2

Katërvjeçari i ardhshëm në krye të bashkisë së Fierit është cilësuar si koha në të cilën Armando Subashi do të realizojë një sërë veprash madhore dhe me përfitime të shumta për gjithë komunitetin e saj. Në prononcimin e tij për rikandidimin e Subashit në zgjedhjet e 14 majit drejtuesi politik, deputeti Taulant Balla, e ka cilësuar këtë fazë si të një rëndësie të veçantë për këtë bashki me qëllim vazhdimin e ndryshimit të nisur dhe zhvillimit të mëtejshëm të gjitha njësive administrative.

Në planet e vëna në dukje gjithmonë e më shpesh janë ato që synojnë konsolidimin e profilit të Fierit si pol i zhvillimit ekonomik rajonal, duke mbetur një ndër ambiciet e kryetarit të bashkisë Subashi. E gjitha kjo mund të arrihet përmes diversifikimit të ekonomisë së Fierit dhe krijimit të kushteve për rritjen e konkurruesmërisë së kësaj bashkie në nivel vendi dhe më gjerë. Shfrytëzimi i potencialeve dhe burimeve ekonomike, natyrore, të pasurisë kulturore dhe arkeologjike do të jenë një sërë drejtimesh për të cilat do të kërkohet një plan vëniesh në efikasitet të plotë dhe me përfitime sa më të mëdha për bizneset dhe banorët që jetojnë në këto njësi.

Kështu, një nga projektet madhore do të mbetet ajo e vijës së gjatë bregdetare të pashfrytëzuar sa duhet, ku përfshihen edhe grykëderdhjet e dy lumenjve Semanit dhe Vjosës për të cilin do të punohet që të sillet një dekor bregdetar me një infrastrukturë sa më moderne dhe që do të shpëtojë këtë pasuri nga abuzimet e bëra në pjesë të tjera të vendit.

Plazhet me rërë me dalje në detin Adriatik, të Semanit, Hidrovorit, apo Pishë-Poros në luginën e lumit Vjosa, që janë në administrimit e kësaj bashkie, pas investimeve në infrastrukturën rrugore do të shpëtojnë nga lokalizimi i tyre. Referuar planit të përgjithshëm të bregdetit, zona bregdetare e Bashkisë Fier bën pjesë në rajonin nr. 2 dhe quhet “rajoni i agrikulturës”.

Ky plan vendos edhe rregulla mbi mënyrën e zhvillimit të zonave bregdetare ku ndalohen ndërtimet e përhershme në një largësi prej 200 m nga bregdeti si dhe ndërtimi nën kuotën +60 m mbi nivelin e detit në bregdetin e jugut. Në qendrat urbane ku karakteri i zhvillimit është urban dhe jo turistik, lartësitë e ndërtesave duhet të jenë deri në 5 kate. Koncepti i zhvillimit të Fierit shkon përtej atij ekonomik, duke synuar gjithmonë e më tepër që ky i fundit të harmonizohet me mbrojtjen e burimeve natyrore, zbutjen e pabarazive sociale dhe, promovimin e zhvillimit intelektual.

Mbështetja e sektorit të turizmit dhe bujqësisë, konsiderohen si sektorë kyç për zhvillimin e ekonomisë lokale. Zbutja e pabarazive sociale dhe zvogëlimi i diferencës urbane-rurale përsa i përket cilësisë së shërbimeve publike si në infrastrukturë, arsim e shëndetësi mbeten misioni i në vazhdim i bashkisë së Fierit dhe punës së kryebashkiakut Subashi për mandatin e tretë të tij për të cilin socialistët e quajnë një fitore të radhës.

/Tv Kombi/