Një pallat pranë aeroportit të dytë të Kievit u godit nga një raketë të shtunën në mëngjes. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë goditjen shkatërrruese në ndërtesën shumë katëshe. Muret e jashtme të disa njësive të apartamenteve duken të shpërthyer tërësisht. Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje, por numri i viktimave nuk dihet, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko