Ballina Bota Alarm i kuq në Kiev, shpërthime në jug të vendit dhe rrugët...

    Alarm i kuq në Kiev, shpërthime në jug të vendit dhe rrugët e kryeqytetit! Zelensky shfaqet para Presidencës, hedh poshtë ndihmën e SHBA për evakuim: Kemi nevojë për armë, jo për udhëtim

    2

    Lufta vijon të intensifikohet në Ukrainë, ku në ditën e tretë të bombardimeve rusët duket se kanë përparuar drejt Kievit. Forcat e armatosura të Ukrainës kanë raportuar për luftime të ashpra rreth Vasylkiv, 28 kilometra në jug të kryeqytetit Kiev, ku janë raportuar një seri shpërthimesh, ndërsa ukrainasit po strehohen nëpër metro për të shpëtuar. Duke u përpjekur të hyjnë nga lindja dhe veriu rusët kanë arritur të ngjiten në një pikë kontrolli në qytetin e Vasylkiv në jug të Kiveit të maskuar si policë kombëtar ukrainas.

    Rritja e tensioneve dhe paralajmërimeve të se Putin ka synim ekzekutimin e presidentit ukrainas, SHAB i ka kërkuar Zelenskyt se mund ta evakuojnë nëse ai do, por kjo është hedhur pishtë me ai duket thënë se “nuk ka nevojë për udhëtime, por për armë”. Duke u shfaqur para zyrës së tij, në presidencë, Zelensky në një komunikim me qytetarët ka thënë se “nuk do i ulin armët dhe se do të jetë këtu për të luftuar”.“Ne jemi të gjithë këtu. Ushtria jonë është këtu. Qytetarët dhe shoqëria janë këtu. Ne jemi të gjithë këtu për të mbrojtur pavarësinë tonë, shtetin tonë dhe kështu do të mbetet. Lavdi mbrojtësve tanë! Lavdi grave tona mbrojtëse! Lavdi Ukrainës!”, u shpreh Zelensky në terrorin e luftës së Ukrainës.

    Zelensky zhvilloi edhe një telefonatë me presidentin francez Macron, ku kishjte marrë zotimin “se armë dhe pajisje nga partnerët ndërkombëtarë janë rrugës”

    Gjatë mëngjesit të sotëm u shfaqën pamjet e një pallati shumë katësh të bombarduar pranë Kievit, ku nuk dihet ende numri i viktimave. për këtë rast ka reaguar edhe mbrojta ruse e cila ka thënë se ka lëshuar raketa gjatë natës, por pretendon “se nuk synonte banorët, por infrastrukturën ushtarake”.

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së ditën e djeshme, ashtu siç pritej, nuk miratoi dot rezolute kundër ndërhyrjes në Ukrainë, për shkak të vetos së Rusisë. Megjithatë të gjithë kombet e pranishme kanë duartrokitur shtetin e Ukrainës, pasi ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, bëri thirrje për një moment heshtjeje për të nderuar ata që kishin vdekur në Ukrainë.

    Ushtria ukrainase thotë se deri tani janë vrarë më shumë se 3,500 ushtarë rusë dhe pothuajse 200 janë zënë robër. Ata shtojnë se Rusia deri më tani ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke.