Mësohen detaje të reja nga atentati me armë ndaj një mjeti tip BMW me targa të vjedhura në Elbasan.
Mjeti po lëvizte në aksin Elbasan-Peqin kur u qëllua me breshëri te Kryqëzimi i Cërrikut në fshatin Papër
Të paktën një person ka mbetur i plagosur nga ky atentat.
Shkëmbimi i zjarreve ka ndodhur mes disa personave të shumëkërkuar nga policia e Elbasanit, por këta të fundit janë shprehur të rezervuar për emrat deri më tani.
Nisur nga provat rezulton se një person ka mbetur i plagosur, por askush nuk ka shkuar në spital për kurim, ç’ka lë të kuptohet se po fshihen ndaj armiqve, por edhe Policisë.
Veç benzinës mësohet se në mjetin që u qëllua është gjetur edhe një kallashnikov
ADVERTISEMENT