Ballina Vendi Nis shembja e 12 shtëpive tek ‘5 Maji’/ Banorët përplasen me policinë,...

Nis shembja e 12 shtëpive tek ‘5 Maji’/ Banorët përplasen me policinë, hedhin shashka dhe qëllojnë me gurë në drejtim të efektivëve

2

Me tensione dhe përplasje mes policisë është shoqëruar protesta e banorëve të ‘5 Majit’ ditën e sotme! Rezistenca e tyre për mbrojtjen e shtëpive, të cilat preken nga projekti për rindërtimin dhe rikualifikimit urban, nisi që prej orëve të mëngjesit. Të bashkuar, banorët e njësive 4 dhe 8, tentuan që të pengojnë efektivët e policisë dhe Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), të mos ndërhyjnë.Përtej mureve të shtëpive të tyre që pritej të shembeshin nga fadromat, ato sulmuan efektivët me gurë dhe me shashka! Policia u kundërpërgjigj duke hedhur gazlotsjellës që t’i shpërndajë, ndërsa shoqëroi banorët protestues Bekim Cerrin, Loreta Nikollin dhe Mirash Markun.

Pavarësisht rezistencës së banorëve, fadromat e IMT-së, kanë ndërhyrë dhe po kryejnë procesin e shembjes së shtëpive, ndërsa mes lotësh, ato kanë parë që të shembet prona e tyre. Sot pritet të shemben 12 shtëpi, prej të cilave 8 janë rrafshuar nga fadromat e IMT-së.