Ballina Vendi Në Ditën Botërore të Teatrit skena e teatrit “Bylis” njeh jo vetëm...

Në Ditën Botërore të Teatrit skena e teatrit “Bylis” njeh jo vetëm një ndryshim, por edhe një larmi shfaqjesh teatrale dhe evente dinjitoze që gjallërojnë jetën e komunitetit fierak për të gjitha moshat.

1

Dita Botërore e Teatrit e gjen sot teatrin “Bylis” jo vetëm me një pamje krejtësisht të transformuar, por mbi të gjitha, me një program të larmishëm artistik, që e ka kthyer në një qendër të madhe të artit, duke rifituar kështu vlerën që meriton. Investim në emër të së ardhmes mund të cilësohet pa frikë ndryshimi rrënjësor që pësoi godina e teatrit “Bylis” e qytetit të Fierit.

Ky investim i ndërmarrë gjatë vjet 6 më parë, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane ofroi më shumë artdashësin fierak jo vetëm me veprat e aktivitetet e organizuar nga bashkia e Fierit, por tashmë ajo është një derë e hapur kulturore për gjithë mysafirët e trupave teatrore vendase, por konkurron denjësisht për të pritur edhe trupa ndërkombëtare.

Në marrje të mandateve qeverisëse i njohur me kërkesat në rritje dhe plotësisht të drejta të artistëve kryebashkiaku Armando Subashi dhe stafi i tij projektuan rikonstruksionin e teatrit “Bylis”, të cilin e gjetën pothuajse tërësisht të amortizuar.

Rikonstruksioni, që ishte investimi i parë i thellë dhe i plotë që nga ndërtimi fillestar, përfshiu të gjithë godinën e teatrit “Bylis: skenën, sallën e spektatorëve, ndriçimin, sistemin e audios dhe zërit skenik, sistemin e ngrohjes, ambientet e punës së aktorëve, hollin, transformimin total të fasadës, si dhe rikonceptimin e gjithë sipërfaqes rreth godinës. Ky bashkëfinancim i Bashkisë Fier me FZHSH-në dhe projektin IADSA, bëri të mundur që sot teatri “Bylis” të jetë një qendër e madhe arti, me fokus stimulimin e kreativitetit dhe artit bashkëkohor, duke rifituar vlerën që meriton.

/TV KOMBI/