Ballina Vendi Ndërtimi i 3 stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë, Rama:...

Ndërtimi i 3 stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë, Rama: Mbyllet faza e parë e garës

1

Është përmbyllur me sukses faza e parë e garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ndërsa shkruan se nga aplikimet e 41 studiove kanë dalë nëntë finalistë që do të konkurojnë në tre garat, në fillim të muajit maj.

Dhe me kënaqësinë e përmbylljes me sukses të fazës së parë të garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë, ku nga 86 aplikimet e 41 studiove (studiot kanë aplikuar sipas dëshirës për 1, 2 apo 3 finale), mes të cilave një pjesë e konsiderueshme me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Ndërkohë që në muajin janar qeveria hapi konkursin për rikonceptimin e  komplekseve sportive të stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit, “Skënderbeu” të Korçës dhe stadiumin e “Flamurtarit” në Vlorë.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave, bëhej e ditur se për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e rikonceptimit të komplekseve sportive në qytetet e Durrësit, Korçës dhe Vlorës, ngarkohet Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT).

“Ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), si organ qendror blerës, për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e rikonceptimit të komplekseve sportive, si më poshtë vijon:  Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës;  Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë; Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Gjithashtu, po në këtë vendim, qeveria ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe Sportit  si dhe Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.

/rtsh.al/