Ballina Vendi Motori del nga rruga në Durrës, humb jetën 66-vjeçari

Motori del nga rruga në Durrës, humb jetën 66-vjeçari

1

Një aksident i rëndë me vdekje është regjistruar në vend. Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur rreth orës 9:00 në Jubë të Durrësit.

66-vjeçari Qemal Tabaku lëvizte me një motor pa targa. Ai ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë jashtë rruge. Për pasojë ka gjetur vdekjen në vendin e aksidentit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë.