Ballina Vendi Moti i keq dhe shirat e pandërprerë, dëmtojnë qindra ha me grurë...

Moti i keq dhe shirat e pandërprerë, dëmtojnë qindra ha me grurë në Fier e Lushnje

1

Shirat e rrembyeshem te mbremjes se djeshme kane demtuar qindra ha me kulturen e grurit ne zonen e myzeqese. Fermeret e zonave si Mujalli dhe Grecalli ne Fier jane shprehur te keqardhur per kete situate qe i vendos perballe veshtiresive dhe nje demi te shkaktuar nga natyra.

Fermeret thone se me e keqja tani nuk eshte vetem demtimi nga reshjet por edhe veshtiresia ne korrje . Autokombajna eshte e veshtire te hyje ne nje toke te lagur dhe qe sot gruri ka nisur te shfaq semundjen e ndryshkut apo specit sic thone fermeret e kesaj zone.

Sipas fermereve demtimi nga shirat do te ul rendimentin dhe do te ule cilesine e kesaj kulture

Sipas te dhenave te shprehura nga njesia e ekstensionit te bujqesise ne Fier deri ne mesditen e sotme ne te gjithe qarkun Fier jane evidentuar mbi 300 ha me grure te rrezuar nga shirat e nje nate me pare nderkohe qe grupet e inspektimit vijojne te evidentojne ne terren situaten e demtimit te grurit .